-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grekët bëhen gati për Syrin e Kaltër, kryetari i bashkisë Finiq te “5pyetjet.al”: Nuk di gjë

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço deklaroi për “5pyetjet.al” se nuk ka dijeni për lajmet në mediat greke që bashkia e Korfuzit ka bërë gati projektin për t’u furnizuar me ujë nga Syri i Kaltër në Shqipëri.

Kiço u shpreh se ideja është e vjetër, por që të ketë bisedime për parkun që është në territorin e bashkisë së tij, nuk ka dijeni.

Nuk kam asnjë dijeni. Para një ore po shikoja telefonin dhe po lexoja reagimin e deputetes së PD-së dhe pashë diçka. Por nuk ka ndonjë gjë.

Nuk më ka informuar askush as nga Korfuzi as nga qeveria shqiptare, nuk kam asnjë informacion. Mbase është një dëshirë e kryetarit të bashkisë së Korfuzit. Nuk e di nëse është biseduar në nivel të lartë.

Kjo si ide është dëgjuar para viteve 2000, ‘95 mbaj mend pastaj jo më. E kanë lënë në heshtje” tha ai. Por cili do të ishte vendimi i tij, nëse i hapet rruga projektit?

Nuk është bashkia autoriteti që vendos. Kjo i tejkalon kompetencat e pushtetit lokal. Nuk besoj se duhet firma ime, ujerat janë pronë e shtetit, jo pushtetit vendor.

Ajo do të vendoset nga specialistët nëse nuk krijon probleme. Duhet studiuar. Nuk e di cfarë të them” tha Kiço.

Më pas “5pyetjet.al” iu drejtua ministrisë së Mjedisit. Zëdhënësi Erjon Uka tha se nuk ka dijeni. “Aktualisht nuk kemi asnjë dijeni zyrtare, vetëm lajmet që kemi parë në media” tha ai.

Bashkia e Korfuzit ka rikthyer pas 40 vitesh idenë e furnizimit me ujë nga Shqipëria. Sytë i ka drejtuar te Syri i Kaltër. 

Lajmi ka disa javë që qarkullon në ishullin e Korfuzit, por në Shqipëri “mbërriti” mbrëmjen e djeshme duke u përhapur me shpejtësi.

Disa prej mediave greke kanë publikuar edhe detaje të një projekti të vjetër që shkon gati 40 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit