-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grekët i vunë syrin “Syrit të Kaltër”, Tare te “5pyetjet.al”: Uji në det shkon, kushti i vetëm

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Studiuesi dhe mbrojtësi i trashëgimisë kulturore Auron Tare nuk është kundër idesë që bashkia e Korfuzit të furnizohet me ujë nga Syri i Kaltër përmes tubacionit nëndetësor.

Në një prononcim për “5pyetjet.al” për efektet negative që mund të kishte në parkun e mbrojtur në Syrin e Kaltër ai tha se projekti është i vjetër dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse në këmbim të marrëveshjes Shqipëria merr një investim, që së pari të furnizojë me ujë Sarandën dhe fshatrat që ende edhe sot nuk kanë ujë 24 orë.

Projekti për ta çuar ujin në Korfuz ka qenë që në kohën e Enverit. Ka pasur bisedime mes palës greke dhe qeverisë shqiptare, sepse Korfuzi nuk ka ujë. I binte më kollaj ta sillnin nga Syri i Kaltër.Bisedimet kanë qenë në vitet ’80. Unë nuk e shoh ndonjë problem nëse Shqipëria negocion një marrëveshje në dobi të zonës, që Saranda të ketë 24 orë ujë, që sot nuk ka.

Uji  Syrit të Kaltër derdhet në det, nuk është se do të shkojë ta marrë tubi në park, mund ta marrë edhe jashtë. Nuk është ndonjë problem. Nuk dëmton, sepse uji derdhet në det. Por këto janë çështje teknike. E rëndësishme është koncepti, duhet lejuar apo jo? Unë për ok. Ka 40 vite që është diskutuar me Korfuzin.

Nuk ka asgjë të keqe, nëse Shqipëria arrin të marrë një marrëveshje në dobi të saj, që të marrë një investim shumë të rëndësishëm që e gjithë Saranda dhe fshatrat të marrin ujë dhe pastaj t’i kalojën ujin Korfuzit, t’ia shesin. Uji në det derdhet” tha ai.

Bashkia e Korfuzit ka rikthyer pas 40 vitesh idenë e furnizimit me ujë nga Shqipëria. Sytë i ka drejtuar te Syri i Kaltër. 

Lajmi ka disa javë që qarkullon në ishullin e Korfuzit, por në Shqipëri “mbërriti” mbrëmjen e djeshme duke u përhapur me shpejtësi.

Disa prej mediave greke kanë publikuar edhe detaje të një projekti të vjetër që shkon gati 40 milionë euro.

Parku Natyror Syri i Kaltër është një pikë shumë piktoreske, prej ku nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë Malit të Gjerë.

Është shpallur monument natyror. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, që shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash.

Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra dhe është i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit