Zjarret po kthehen në shqetësim të madh në disa zona të vendit. Një sipërfaqe toke e mbjell me grurë në Tepelenë është diegur pasi autokombajna që ishte duke korrur grurin ka lëshuar shkëndija elektrike.
Ngjarja është regjistruar këtë pasdite në fshatin Toç në Tepelenë.
Flakët avancuan deri në një banesë por pa dëme, falë ndërhyrjes në kohë nga zjarrfikësit.