Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministren e Finaldës, Sanna Marin, e cila është duke zhvilluar një vizitë në Tiranë, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria mbështet fuqishëm anëtarësimin e Finaldës dhe Suedisë në NATO.
Rama u shpreh që është nder për Shqipërinë që mund të bëjë diçka për Finlandën. “Mendoj se ka një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që po ndodh në Ukrainë dhe mund të vijë edhe diku.
Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi. Unë i thash kryeministres që nuk pres asgjë të re nga ky këshill. Gjithsesi vendet po përpiqen me Bullgarinë për ta çliruar procesin. Nga ana tjetër, ne e mbështesim megjith besimin dhe bindjen tonë, anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar në Aleancë.
Ndjehemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën. I uroj kryeministres çdo të mirë. Kur erdhi më tha që koha është shumë e bukur. Shpresoj që kryeministrja të vijë sërish së bashku me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”, tha Rama.