Ministria e Turizmit ka reaguar pas disa lajme që kanë qarkulluar në media, se uji i Syrit të Kaltër do të dërgohet në Korfuz, për t’ju dorëzuar grekëve.
Ministria është shprehur se është lajm i pavërtetë dhe se një gjë e tillën nuk mund të bëhet pasi Syri i Kaltër ka marr statusin e Parkut Natyror, gjë që mbron uji dhe monumentin.
“Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.
Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut,” ka njoftuar Ministria.