Ka përfunduar një program trajnimi 3 ditor për 16 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë kaluar dhe filtrat e vetingut.
Programi u zhvillua me mbështetje të OSBE-së.
Trajnimi u përqendrua në tema të tilla, sikurse teknikat për hetimin e grupeve të krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, përvojat më të mira rajonale në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale.
Modulet e trajnimit u zhvilluan në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Shqipëri, Policinë Federale Kriminale Austriake dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.