Avokatët vijojnë bojkotin në javën e dytë pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Madje sot kanë shkuar më tej duke protestuar para gjykatës së Kurbinit.
Avokatët kërkojnë rishikimin e reformës që mbyll gjykatën e këtij rrethi i cili ka 90 mijë banorë.
Pjesë e protestës ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.
Avokatët kanë paralajmëruar se protesta dhe bojkoti do të vazhdojnë. Por qeveria nuk tërhiqet nga planet për të miratuar hartën që vendosi KLGJ.