-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Kryesoret

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Aksidenti ka ndodhur prane kompleksit “Zmijani”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Wolkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

NJOFITMI I POLICISE
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit