Abigela Voshtina është zgjedhur drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.
Ajo ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.