Një 58-vjeçar është gjendur në i pajetë në ujërat e lumit Vjosa në afërsi të fshatit Piskovë në Përmet.
Familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij 2 ditë më parë.
“Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.” ka njoftuar policia.