-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liberalizimi i vizave, Vjosa Osmani: Nuk kam pritje të mëdha

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se në Bruksel për Samitin e Bashkimin Evropian udhëton me shpresë, por jo edhe me pritje të mëdha.

Ajo gjatë një interviste për mediumin holandez “NRC.nl”,  ka thënë se shpreson që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, e të mos zhgënjehet sërish.

“Unë gjithmonë shkoj atje me shpresë, por jo me pritje të mëdha. Të shpresojmë të mos jetë një zhgënjim tjetër”, ka thënë Osmani për mediumin holandez.

E para e shtetit, ka paralajmëruar që edhe Ukraina të mos ketë pritje të mëdha.

Pasi sipas saj jo çdoherë “ajo që premton BE-ja edhe realizohet”.

Madje, Osmani ka theksuar që edhe Kosova është zhgënjyer shumë herë.

“Premtimet e BE-së nuk do të thotë se mbahen. Ne jemi zhgënjyer mjaft shpesh deri më tash”, tha Osmani.

Ndërsa, ka sqaruar se ka shtete të cilat e pengojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Komisioni Evropian po e kryen punën dhe po shikon nëse kemi plotësuar gjitha kushtet. Parlamenti Evropian po bën thirrje të veprohet. Janë shtetet individuale, që për shkaqe të politikës vendore, po e pengojnë procesin vazhdimisht”.

“Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia, e shtetet e ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirshëm. Por, mua – si e vetme – më duhet vizë për të udhëtuar në Samitin në Bruksel. Është padrejtësi e madhe: diskriminim kundër popullatës sonë. Po jetojmë në geto”.

Osmani ka përmendur rastet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilat ende nuk janë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Ndër të tjera, ka thënë se synimi është që Kosova të bëhet kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian këtë vit.

“Ne jemi të gatshëm dhe e meritojmë plotësisht. Kemi bërë detyrat e shtëpisë”, tha Osmani. “Shtetet e BE-së duhet të ndalojnë të bëjnë koncesione për të promovuar autokratët e Putinit. BE-ja duhet të dërgojë mesazh të qartë se ata që rreshtohen në krah të Moskës nuk kanë vend në familjen evropiane”.

Të enjten e 23 qershorit, në Bruksel mbahet Samiti ku është raportuar se Kosova mund të marrë lajm pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit