Ai është parë përherë në krah të Putinit, si njeriu më i besuar i tij, me një valixhe në dorë, por ndaj tij është kryer atentat.
Vadim Zimin, 53-vjeç, është gjendur i plagosur rëndë në shtëpinë e tij dhe po lufton me jetën.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një kohë që bashkëshortja e tij mjeke, ishte larg shtëpisë duke trajtuar të plagosurit nga lufta e Putinit në Ukrainë.
Së fundmi ai po përballej me akuzat për ryshfet dhe ishte në arrest shtëpie kur ngjarja ndodhi pasi iu bashkua shërbimit doganor pas largimit të tij nga shërbimet e sigurisë. Zimini u gjet nga i vëllai, i cili tha se e gjeti të shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe me një plagë në kokë. Pranë tij është gjetur edhe një pistoletë 79-9TM.