Një vilë 3-katëshe është përfshihet nga flakët në Berat.
Flakët janë përhapur nga një dhomë e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile. Zjarr dyshohet se është vënë nga disa fëmijë të lagjes.
Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat nga dritarja që ishte e hapur totalisht.
Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.