-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta thyen rekord në Kosovë, qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit

Kryesoret

Qeveria e Kosovës, ditën e sotme ka marrë vendimin për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të tjera.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në arsyetimin e saj të paraqitur në mbledhjen e qeverisë, tha se ‘udhëzimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut’.

Megjithatë ende nuk është pacaktuar një çmim maksimal dhe as nuk është përcaktuar kur do të ndodh.

Në Kosovë aktualisht një litër naftë është 1.91 euro. Nisur nga ky fakt ministrja Hajdari tha , ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë në krahasim me tregjet botërore.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, përmes një shkrese drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrave të linjës së ekonomisë, kanë kërkuan që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) të jetë: për shitje me shumicë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

“Për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, sot Qeveria e Kosovës nga çdo litër naftë dhe benzinë të shitur mbledh rreth 64 centë, apo 12 centë më shumë sesa para krizës globale për litër”, u tha në shkresë.

Sipas naftëtarëve, nëse Qeveria dëshiron të mbrojë konsumatorët, duhet të ulë akcizën dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për naftën, sikurse, siç thanë, kanë bërë vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit