-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociata nuk ka, a do të shkojë Rama në Bruksel? Sot vendimi

Kryesoret

Vendimi do të merret sot. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të vendosin nëse do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Tre vendet e Ballkanit Perëndimor sipas të gjitha gjasave do refuzojnë pjesëmarrjen. Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me dije se kishte pasur një bisedë të gjatë me Vuçiçin dhe Kovaçevskin.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!” tha ai duke sjellë reagimin e ashpër të opozitës.

Kjo ngriti pikëpyetjet se qeveria do të refuzojë t’i bashkohet Samitit. Por teksa pritet një përgjigje përfundimtare, kryeministri Rama dhe djali i tij i vogël Zaho kanë udhëtuar ditën e djeshme drejt Francës. Nuk dihet se cila është arsyeja e vizitës së kryeministrit.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit