-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita “PO” negociatave, Presidenti bullgar thirrje qeverisë: Mos u fshish pas Kuvendit

Kryesoret

Orët e ardhshme janë vendimtare për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, që po mbahen peng nga Bullgaria. E ndërsa kreu i opozitës bullgare Borisov kërkoi hapjen e negociatave, presidenti Radev i kërkoi kryeministrit të mos fshihet pas kuvendit.

“I bëj thirrje Këshillit të Ministrave të mos fshihet pas Kuvendit Kombëtar”. Kështu tha presidenti Rumen Radev gjatë një vizite në Plovdiv, duke shtuar se Këshilli i Ministrave është institucioni lider në vend që vendos.

“Partnerët tanë evropianë janë të vetëdijshëm se çështja e mbrojtjes së të drejtave civile nuk mund të jetë vetëm mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duhet të vendoset në nivelin e Bashkimit Evropian”, tha ai, duke u kërkuar politikanëve që të mos nxitojnë për një fitore historike. Arsyeja? “Ndryshimi i Kushtetutës nuk është hapi i fundit, por hapi i parë në rrugën e integrimit”, shtoi Radev.

Kreu i shtetit sqaroi se tani e tutje procesi i integrimit evropian të Maqedonisë do të bazohet në dy dokumente të rëndësishme; kornizën negociuese që po zhvillon BE-ja dhe protokollin dypalësh, i cili është një angazhim i Bullgarisë.

“Vetëm kuadri i negociatave nuk mund të mbrojë interesin tonë, ai përgjithësisht përshkruan vetë procesin. Mbrojtja reale e interesave të Bullgarisë varet nga përmbajtja e protokollit dypalësh”, theksoi kreu i shtetit bullgar.

Vendimi pozitiv në Bruksel nesër merret nëse sot Bullgaria mbledh parlamentin dhe vendos të heqë veton për Shkupin duke zhbllokuar edhe Tiranën, që e mban peng, pasi BE ka vendosur që të dy vendet të ecin paralelisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit