Një aksident i rëndë mes një autobusi dhe 2 makinash ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.
Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Njoftim
“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.