Një bandë shqiptaro-greke është shkatërruar pasi u kapën duke mashtruar me një skemë piramidale.
Në grupin kriminal ishin të përfshirë 8 persona midis tyre dhe dy shqiptarë.
Dy shqiptarët, të cilët së bashku me një 46 vjeçar grek akuzohen si bërthama e një grupi kriminal e ndërtimit të një skeme piramidale. Banda shqiptaro-greke kanë zhvatur një sërë personash duke u marrë shuma të majme dhe më pas blinin makina luksoze si Porsche, Jaguar apo Epau.
Ata i zhvatnin njerëzit përmes një skeme huamarrjeje, gati në terma mafiozë dhe shkatërrues. Çdo rast ishte i ndryshëm, por në përgjithësi për një kredi prej 5000 euro, interesi mund të ishte deri në 2000 euro në muaj. Nëse kishte vonesa në pagesën e kamatës, kamata bëhej dyfish dhe trefish. Një shumë prej 5000 euro mund të shndërrohej në si formë për t’u shlyer deri 50.000 euro!
Gjithashtu, ka pasur edhe persona të cilët për shkak të pandemisë, për të mos i vënë drynin bizneseve të tyre (kompani, dyqane, farmaci etj.) janë detyruar të merrnin hua nga banda e zhvatësve, për të shpëtuar biznesin e tyre dhe tani po mbyten nga laku i kamatës dhe i kërcënimeve.
Presioni ishte aq i madh sa disa kishin kaluar në procesin e shitjes së pronave të tyre për të shlyer kreditë.