-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vaksinat ruse false? Silva Bino flet te “5pyetjet.al”: Studimi dhe efekti

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Një studim i disa shkencëtarëve australianë dhe nga Singapori që hedhin dyshime mbi efektin e vaksinës ruse “Sputnik V” ka shkaktuar shqetësim te individët që kanë injektuar këto doza. Në artikullin e publikuar në “The Times” theksohet se Rusia mund të ketë falsifikuar rezultatet e testimeve të vaksinës së saj antiCovid.

Por a duhet të shqetësohemi?

“5pyetjet.al” kontaktoi zonjën Silva Bino, që është shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, e cila u shpreh se nuk ka vend për panik, pasi lajmi i publikuar është thjeshtë një studim, si shumë të tjerë, që bëhen në botë dhe se kjo vaksinë në Shqipëri ka pasur efekte pozitive.

The Times” është gazetë, është një pikëpamje e studimeve të tjera. Këto të gjitha mblidhen dhe vlerësohen nga bordet, jo çdo studim që publikohet është i vlefshëm, pasi jemi në një fazë për një sëmundje krejtësisht të re.

Këto mblidhen, studiohen dhe merret një vendim. Vaksinën “Sputnik V” nuk e kemi përdorur vetëm ne. Ata që kanë marrë në vaksinën e parë dozën “Sputnik V”, të treta apo të katërta kanë marrë dhe mund të marrin nga “Pfizer”.

Këto janë gjëra serioze, diskutohen nga borde shkencëtarësh. Akoma vaksina nuk është e parakualifikuar nga OBSH për shumë arsye. Në Shqipëri kjo vaksinë ka pasur efekte pozitive” tha ajo.

Por si renditet, krahasuar me të tjerat? “Edhe ne po bëjmë një vlerësim për të gjitha vaksinat. Paraprakisht, nuk duket keq, pak a shumë te të gjithë të tjerat, “coronavax”, “Pfizer” apo “Astrazeneca”. Ne jemi duke bërë një vlerësim”.

A vazhdon vaksinimi me dozat ruse? “Vaksinimi vazhdon, por me “Pfizer” dhe jo me të tjerat. Që ne të jemi korrektë. Për “Sputnik V” ka një të dhënë, a janë fabrikuar apo jo, ajo është publikuar në “The Lancet”, kështu që këto janë hipoteza.

Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për efektivitetin e një vaksine. Kjo nuk ka lidhje politike, me Rusinë. Ne kemi marrë vetëm 60 mijë doza “Sputnik V”, 30 mijë vetë janë vaksinuar.

Ajo ka dy komponentë dhe ajo është e ngjashme me “Astrazenecën”. Efektiviteti i saj është i ngjashëm me AstraZenecën” përfundoi Silva Bino.

Por çfarë thoshte studimi i publikuar në “The Times”?

Shkencëtarë nga Australia dhe Singapori analizuan me imtësi studimet origjinale duke zbuluar sipas tyre atë që mendohet të jetë një manipulim i të dhënave mbi efikasitetin e vaksinës “Sputnik V”.

Në atë kohë, kërkuesit rusë deklaruan se vaksina prodhoi pothuajse të njëjtat rezultate në 5 grupmosha të ndryshme ku ishte testuar.

Kjo gjë solli një reagim tek ekspertët ndërkombëtarë të cilët shprehën hapur dyshimet se diçka e tillë ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë, duke pasur parasysh numrin e vogël të infektimeve që ndodhën në secilën grup.

Kështu që studiuesit e ribënë provën përmes një modeli të ri për të testuar gjasat që rezultatet të ishin të vërteta. Sipas “The Times” ata zbuluan se mundësia për të përsëritur të njëjtin efikasitet në të pesë grupmoshat ishte vetëm 0.02 për qind.

Vaksina “Sputnik V” u shoqërua me mosbesim që në momentin e parë kur Rusia njoftoi miratimin e saj në 2020, përpara se testimet të kishin përfunduar.

Qindra miliona njerëz mendohet se janë vaksinuar me Sputnik në mbarë botën dhe rreth 70 vende kishin bërë porosi me vlerë deri në 7 miliardë paund përpara se të niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit