Irani sapo regjistroi një nga ditët më të nxehta në tokë ndonjëherë. Nëse po filloni të merakoseni për motin, nuk jeni i vetmi sepse temperaturat e larta si ato të regjistruara në Iran këto ditë janë bërë një shkak serioz për shqetësim, teksa termometri kapi 52.2 gradë celsius.
Nuk është habi që shkencëtarët dhe ekspertët ja vënë fajin për rritjen drastike të temperaturës së Tokës pikërisht ndotjes klimaterike. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, sipas OKB-së, temperaturat në rritje nuk po merren mjaft seriozisht.
“Disa liderë qeveritarë dhe biznesi thonë një gjë, por bëjnë një tjetër. E thënë thjesht: ata gënjejnë. Dhe rezultatet do të jenë katastrofike”- u shpreh sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Guterres vazhdoi të paralajmërojë se planeti është “tashmë në mënyrë të rrezikshme pranë pikave të kthesës që mund të çojnë në ndikime të pakthyeshme klimatike”.