“Qëndrimi ynë është i qartë, ne duam të ecim përpara shpejt në zgjerim dhe të bëjmë atë që duhet bërë.” kështu deklaroi Michael Martin, kryeministër i Irlandës, duke mbërritur në samitin RenewEurope në Bozar të Brukselit.
Martin mes të tjerash u shpreh se me Ballkanin Perëndimor ka pasur një diskutim të frytshëm për zgjerimin e Bashkimit Europian.
“Në samitin me Ballkanin Perëndimor patëm një diskutim të frytshëm,” shtoi ai.