-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari gjerman: Ballkani Perëndimor ka 20 vjet në pritje, të bashkohet me BE

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar shumë për shumë vite për të përmbushur kushtet për hyrjen në bllok.

Para nisjes së Samitit të BE, ai tha për gazetarët se qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë 20 vjet që presin.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” u tha Scholz gazetarëve përpara një takimi të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të punojë drejt këtij qëllimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit