Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar ne News 24 është shprehur se Lulzim Basha ka tradhëtuar opzitën në zgjedhjet e fundit parlamentare.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se Basha i ka dorëzuar Ramës 4 mandate që duhet t’i merrte LSI, duke ia “vjedhur” kësaj partie.
“Në 25 prill. Katër mandate i ka vjedhur PD-ja, LSI-së dhe ia ka dhënë PS-së. Edhe ti kur ke ikur nga televizionet ishe i paaftë? Ti shkon për të bërë punë të mirë dhe të fusin thikën pas shpine. E kam thënë që në nëntor unë këtë. “Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu.