Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh sot se në aeroportin e Vlorës janë kryer shkelje me kontratën koncesionare. Ajo tha se heqja e zonës nga mbrojtja për të ndërtuar aeroportin, dëmtimi i specieve dhe garantimi i trafikut të munguar janë shkelje që duhet të hetohen duke theksuar se ka informuar edhe Brukselin.
“Për 4 muaj kam komunikuar për aeroportin e Vlorës dhe dje doli një artikull për këtë. Cfarë ka ndodhur me aeroportin e Vlorës dhe për mua tre janë shqetësimet, e para lidhet me shkeljen e MSA-së, me një garë thuajse pa garë, zona i është për ndërtim një kompanie me lidhje pranë kryeministrit.
Elementi i dytë i rëndësishëm është cështja mjedisore. Shqetësimi që ekzsiton me të paktën 37 organizata dhe i kam çuar një shkresë komisionit të zgjerimit. Një zonë e mbrojtur u hoq dhe u dha për ndërtim, si Butrinti, Parku i Liqenit dhe cdo hapësirë tjetër. Në rastin e aeroportit qeveria pa pasur një vlerësim të ndikimit në mjedis, pa pasur asnjë konsultim me zonën e mbrojtur.
Mbi 2 mijë specie janë në rrezik. Elementi i tretë është që në kontratën koncesionare të gjithë riskun e mban shteti nëse ka trafik të munguar, duke e kompensuar me 134 milionë euro. Kontrata iu dha personave pranë kryeministrit. Këtë e kam ngritur në PE. Laguna e Nartës u “kafshua” për ndërtime. Këto janë korruptive. Kjo aferë duhet të ndalojë menjëherë” tha ajo.