-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet avioni në SHBA, humbin jetën 6 persona

Kryesoret

Një helikopter i kohës së Luftës së Vietnamit është rrëzuar në një zonë rurale të Virxhinias Perëndimore, ku si pasojë 6 persona kanë mbetur të vdekur.  

Helikopteri, një Bell UH-1B, u rrëzua pranë një rruge dhe mori flakë, ku për fat të keq autoritetet nuk kanë arritur në kohë për të shpëtuar personat që ndodheshin në bord.

Autoriteti i Aviacionit Civil (FAA) tha se do të hetojë përplasjen së bashku me Autoritetin e Sigurisë së Transportit (NTSB), ndërsa ende nuk janë sqaruar shkaqet e rrëzimit.

“Ne konfirmojmë se ka gjashtë të vdekur,” tha Ray Bryant, kreu i operacioneve të kërkim-shpëtimit në Logan County.

Sipas mediave të huaja, helikopteri nuk i përkiste më ushtrisë, por bënte fluturime turistike drejt zonës.

Bell UH-1B filluan të prodhoheshin në vitet 1950 dhe u përdorën gjerësisht nga ushtria amerikane në Luftën e Vietnamit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit