Ligji i cili ndalonte që banorët e New Yorku-t që të mos mbanin armë është rrëzuar ditën e sotme nga Gjykata e Lartë e SHBA-së.
Ligji kërkonte që banorët që duan një licencë të provojnë “kauzën e duhur” për të mbajtur armë të fshehura dhe se ata përballeshin me “një rrezik të veçantë ose unik”.
Vendimi 6-3 thoshte se kërkesa shkel të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.
Vendimi rrezikon kufizime të ngjashme në shtete të tjera dhe zgjeron të drejtat e armëve.
Gjykatësi Clarence Thomas, duke shkruar për shumicën konservatore në gjykatë, u shpreh se amerikanët kanë të drejtë të mbajnë armë zjarri për mbrojtje personale.
E drejta e Amendamentit të Dytë për të mbajtur armë nuk është një e drejtë kushtetuese e “klasit të dytë” që i nënshtrohet kufizimeve më të mëdha “se garancitë e tjera të Ligjit të të Drejtave”, shkroi ai.