-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Maradonës, akuza për vrasje ndaj 8 mjekëve

Kryesoret

Edhe pas vdekjes, Diego Armando Maradona, miti i futbollit botëror, mbetet në faqet e para të mediave argjentinase dhe botërore.

Arsyeje kësaj radhe, nuk ka të bëjë me sportin më popullor në planet, por për fundin e trishtuar të argjentinasit gjenial, që po mbush gjithmonë e më shumë faqet e kronikës së zezë.

Janë tetë personat e akuzuar për vrasje nga pakujdesia, mjekë dhe infermierë që sipas prokurorit kanë shkaktuar vdekjen e ish-futbollistit.

Sipas tij, personeli mjekësor ku kurohej Maradona ka treguar mangësi të dukshme, deri në keqtrajtime psikologjike dhe fizike ndaj tij, që e kishin çuar Maradonën në një gjendje pafuqie që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore.

Shkaku zyrtar i vdekjen se Maradonës ka qenë një edemë pulmonare dhe një infarkt. Mes personave që do të shkojnë në gjyq, është mjeku i familjes Leopoldo Luque, si dhe psikiatrja Agustina Cosachov. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit