Edi Rama, i zhgënjyer për mos hapjen e negociatave u shpreh me një gjuhë të ashpër, të pa moderuar, por me një sulm të hapur dhe të fortë kundër Bashkimit Europian. Kryeministri shqiptar u shpreh se u tha liderëve të BE-së se i vjen “keq për ata për gjendjen ku ka përfunduar unioni”.
“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE-në. Më vjen keq për ata dhe shpresoj që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të them me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa mora.
Presidenti Mishel tha se keni tre minuta, unë i thash se mund të kishte qenë edhe 30 sekonda, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. U thashë që ndihesha mirë dhe keq që isha me ta, sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq të ndarë.
Është vërtetë shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemi në shkallë globale, tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në tragjike globale nuk mundi t’i bëjë bashkë, c’të bëjmë. Unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron për objektivin që është komuniteti i ri strategjik europian.
Ne do të vazhdojmë me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë. Ne do ta vlerësonim nëse ky komunitet i ri i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme” tha ai.