Tashmë është zyrtare. Nuk ka negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov deklaroi sot në Bruksel se nuk ka asnjë shans që Sofja të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Petkov tha se i pëlqente “personalisht” propozimi francez, por nuk i takonte atij, por parlamentit të merrte një qëndrim.
Ai shpjegoi se parlamenti bullgar duhej të nxirrte dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris. “Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.