Pesë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, në fashitin Vragoli të Fushë Kosovës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Krasniqi.