-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bregu: 75% e shqiptarëve pa besim te politika, korrupsioni kërcënim për jetën

Kryesoret

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMeter për perceptimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me një sërë fushash e temash, si integrimi në BE, bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, punësimi, siguria, krimi i organizuar, emigrimi, radikalizimi në internet, etj.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, theksoi se meqenëse prezantimi i këtyre të dhënave përkoi një ditë pas Samitit të BE-së për Ballkanin, dëshironte të ndalej së pari pikërisht tek zhvillimet e atij Samiti.

“Shpresoja që fjalën time për sot ta plotësoja me mesazhe inkurajuese që do të përcilleshin nga Samiti, por për fat të keq, më duhet të them se për vendet e Ballkanit Perëndimor, dje pakënaqësia u rrit në një tjetër nivel zhgënjimi.

Nuk pati hapje të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për mua, për disa kolegë të tjerë në këtë sallë, që kanë shpenzuar 20 vite të jetës së tyre, praktikisht gjithë jetën profesionale duke punuar për perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor por edhe për të tjerë partnerë nga Komisioni Europian që punojnë ditë- natë për këtë proces apo vendet anëtare që gjithashtu kanë qenë mbështetës të fortë të zgjerimit të BE -së me Ballkanin Perëndimor, dje ishte një ditë e veshtirë, e mbushur me frustrim jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por po aq dhe për Kosovën, pasi në konkluzionet e Samitit s’u përmend fare çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën.”

Në lidhje me të dhënat e dala nga Barometri, Bregu theksoi se rezultatet që dalin herë befasojnë, herë shërbejnë si alarm, ndërsa herë të tjera konfirmojnë se përpjekjet nuk janë të kota pasi qytetarët dhe bizneset i ndjejnë përfitimet e punës së bërë nga RCC 76% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin bashkëpunimin rajonal një qasje të shkëlqyer; 60 % mbështesin anëtarësimin në BE, një shumicë ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%; 74 % pranojnë se keqinformimi është një kërcënim për sigurinë për ekonomitë e tyre, ndërsa 1 në 3, përsëri dhe përsëri, e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre; 67 % mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vetëm 21% kanë besim te partitë politike, ndërsa 75% jo.

66% e njerëzve e shohin si problematike ndotjen në vendbanimin e tyre dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, 43 % e bizneseve të Ballkanit Perëndimor thonë se roaming pa pagesë në rajonin tonë ka pasur një ndikim pozitiv në veprimtarinë e tyre të biznesit.

Njerëzit që jetojnë në qytetet e Ballkanit Perëndimor humbin deri në 1.3 vjet jetë nga ndotja e ajrit, pasi popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. Dhe së fundi: ku ka vullnet ka edhe rrugë. Ky është mësimi i nxjerrë nga “Roam Like at Home” që rajoni e filloi dhe e realizoi me sukses,” përfundoi Bregu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit