-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bullgaria hapi rrugën, po tani nuk do Shkupi?

Kryesoret

Kuvendi i Bullgarisë votoi sot propozimin francez për Maqedoninë që i hap rrugën Shkupit për në BE, edhe pse firmën e fundit duhet ta hedhë kryeministri. Por tashmë duket se është hapur një tjetër problem. Maqedonia ka rezerva për propozimin francez.

Një gjë të tillë e paralajmëroi dje kryeministri Kovaçevski dhe sot e ka konfirmuar ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai tha se qëndrimet e Shkupit janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”, tha Osmani.

Propozimi francez thekson se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit