Policia e Shkodrës vijon kontrollet për kanabis sativa, ku së fundmi bëhet e ditur se janë zbuluar dy parcela, ndërsa dy persona kanë arritur t’i ikin policisë.
Në dy operacionet: “Vilu” u shpall në kërkim shtetasi Rozart Pjetri, 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë si dhe në operacioni policor “Obot” në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, u shpall në kërkim Halil Zenelaj 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë.
Për shkak të terrenit të pyllëzuar ata kanë arritur të largohen nga parcelat.
Kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, u bënë duke përdorur edhe dronët. Bimët e kultivuara u asgjësuan nga policia përmes djegies.