Në kuadër të operacionit “Siguria në shkolla 2022”, Policia e Kosovës ka bastisur dhe kontrolluar disa lokale dhe shkolla në Ferizaj.
Si prova materiale janë konfiskuar pesë armë zjarri (pistoleta), dy armë të gjata gjysmautomatike, një sasi municioni, 40 thika të nxënësve të shkollave të mese, 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme, 6 mulli për blurje të marihuanës, katër shufra metali dhe një elektroshok.
Nga Policia e Kosovës, janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.