Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka konfirmuar se kanë pranuar doza të vaksinës pediatrike kundër COVID-19.
Ai ka bërë të ditur se të premten ose të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina.
“Komiteti për vaksinimin do të takohet ose takohen sot ose të hënën, ashtu siç kam thënë edhe dje. Unë nuk jam mbret, jam ministër i Shëndetësisë që i marr këshillat nga ekspertët. I kemi marrë vaksinat e fëmijëve”.
Latifi, sërish është shprehur i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë.
“Ne ndoshta duhet të fillojmë një fushatë të re vaksinimi për shkak se rastet po na rriten dhe jam shumë i shqetësuar. Fatkeqësisht, kjo është në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë. Ne e kemi prej 5+ kur del udhëzimi prej ekspertëve, ju do ta dini”.
Gjithashtu, ai ka sqaruar edhe përvojën e tij si pacient, pasi para disa javësh është operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Nuk është e vërtetë që operacion më ka bërë vetëm doktor Enveri, mua më kanë operuar katër kirurgë të tjerë që kanë qenë ekip të udhëhequr nga doktor, Enveri, por ajo përvojë ime ishte mrekullueshme përkundër faktit që unë jam vonuar”.
“Përvoja ime prej momentit kur kam hyrë në emergjencë si çdo pacient tjetër nga momenti i ekzaminimit e deri kur e kam marr një skanim, kam dalë nga salla e operacionit gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë. Nuk kam blerë ilaçe në spital, por kam blerë ilaçe ambulatore që është dashur t’i marr”.