Kryetari i PD-së Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është fokusuar te dështimi i hapjes së negociatave. Ai tha se negociatat nuk janë hapur, pasi nuk janë plotësuar kushtet.
“Zotëria shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë, por si vasal dhe u soll atje dhe sikur të ishte Dodik, presidenti i republikës serbe të Bosnjës dhe jo kryeministër i Shqipërisë” tha ai.