-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vendimi për fatin e Xhaçkës, Nikolla: Socialistët s’kishin kohë të lexonin letrat

Kryesoret

Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit vendosi sot që të shtyjë mbledhjen për kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetit të Olta Xhaçkës me argumentin e paraqitur nga socialistët që nuk kanë lexuar dokumentacionin e paraqitur nga demokratët, pasi ishin të angazhuar jashtë vendit.

PD kërkoi që mbledhja të vazhdonte me leximin e fakteve nga relatori Saimir Korreshi, por Lindita Nikolla u shpreh se më shumë rëndësi ka studimi sesa leximi duke e mbyllur mbledhjen. PD kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës me arsyetimin se burri i saj, Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik në jug të vendit në konflikt interesi.

Debati në komision

Enkelejd Alibeaj: Kemi depozituar mocionin me atë objekt, kërkohet heqja e mandatit për Olta Xhaçkën. Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë, 1/10 sa e kërkon Kushtetuta. Bashkëngjitur janë edhe provat si është përfituar statusi i investitorit strategjik.

Klotilda Bushka: Kolegët të marrin kohë për të lexuar dokumentacionin. Bëhet fjalë për dokumente dhe do të ishte në seriozit të punës që të gjithë kolegët të kenë lexuar materialet. Kemi qenë në angazhime jashtë vendit në KiE dhe Itali. Kërkesa ka ardhur në datë 20 (qershor) kur nuk kemi qenë në Shqipëri prandaj do të kërkoja mirëkuptimin që për leximin më të qartë të të gjitha akteve ta shtynim.

Enkelejd Alibeaj: Ne nuk është se kërkojmë që një cështje kaq serioze të bjerë në jo seriozit. Mund të jetë e logjikshme kërkesa, kam edhe unë një kërkesë, që të ishte këtu edhe zonja Xhaçka, t’i jepet koha dhe mundësia për shpjegimet e veta. Kërkesa për ta shtyrë se nuk jemi njohur me dokumentacionin e ul seriozitetin. Kërkesa është depozituar prej kohësh. Nuk ka mbetur i madh e i vogël dje në kuvend që janë njohur me thelbin e fakteve dhe dokumentacionit. Dakord, mund të gjejmë një zgjidhje. Sot të prezantohet kërkesa dhe nëse ju i qëndroni faktit që doni të njiheni me dokumentet të mund të vendoset në një seancë tjetër

Taulant Balla: Kërkesa e Bushkës është në parim dhe nuk mund të vihet në dyshim, zonja kryetare e kuvendit është edhe e detyruar që mbledhja këtu të ndërpritet, anëtarët të njihen me dokumentacionin dhe në një moment tjetër…Nëse nga zoti Korreshi ka edhe dokumente të tjera, mirë është që ta kemi ta shqyrtojmë më pas shkojmë në seancë plenare, ne këtu nuk marrim vendim

Enkelejd Alibeaj: Ta shtyjmë se nuk kemi pasur kohë ta lexonim, pse t’i ke pasur kohë dhe të tjerët jo? Sinjali i parë që jepni ju është që ta shtyjmë që tregon qasjen tuaj. T’ja heqim syve të publikut, të mos e diskutojmë. Megjithatë për hir të seriozitetit dhe për të mos dhënë asnjë konkluzioni, ti e bërë, për ty nuk qenka, unë propozova zgjidhjen që respekton edhe zonjën kryetare, por edhe kërkesën e kolegëve të tu që nuk e kanë lexuar.
Sot të operojmë me paraqitjen e kërkesës, ju merrni kohë të lexoni letrat dhe studioni dhe është në drejtën e Xhaçkës që të vijë ose jo, është në të drejtën e saj.

“Shapin nga sheqeri” e ndan Gjykata Kushtetuese. Kjo historia, shtyj, shtyj, shtyj, dhe anatemojmë sistemin gjyqësor, cfarë shembulli japim ne? Ne do të debatojmë, shqyrtojmë dhe ju keni të drejtën të shqyrtoni të gjitha aktet, por kjo nuk do të thotë të çohemi të ikim tani. Dëgjova se Balla tha duhet të ndërpritet, kush e vendos, ju jeni 5 dhe ne jemi 5, nuk ka vendimmarrje në këtë pikë.

Nuk po kërkojmë t’i hedhim thjeshtë një sy, ajo që po pretendojmë është që të mos bëjmë orën e këndimit, që bëhet në klasën e dytë, disa kolegë kanë qenë të angazhuar jashtë vendit. Dokumenti na u vendos në dispozicion vetëm sot dhe kërkohet një kohë dhe këtë po kërkojmë ne, as më shumë dhe as më pak.

Dashnor Sula: Sinqerisht unë do ta përkrah kërkesën e shumicës, aq më tepër zonja Felaj e tha, është normale për të fituar kohë, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e saj në sistemin e drejtësisë. Kohën merreni, sa të doni. Por po ju themi, që relatori që do të prezantojë materialin, meqë nuk e keni lexuar, ka dy mënyra, edhe të lexuarit dhe të dëgjuarit. Dëgjojeni dhe pastaj lexojeni ju.

Lindita Nikolla: Besoj që nuk mund të anashkaloj kërkesën nga kolegët që të kenë një studim paraprak. Studiojmë njëherë pastaj dëgjojmë. Kështu që mendoj ta mbyllim mbledhjen dhe t’u japim kolegëve kohën për të studiuar dokumentacionin. Këtu e mbyllim mbledhjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit