Maturantët kanë dhënë ditën e sotme provimin me zgjedhje, por ata të cilët ishin testuar në lëndën e biologjisë kanë hasur vështirësi dhe paqartësi në tezë.
Kjo gjë ka bërë që maturantët ti drejtojnë kërkesë ministres Kushi për rishikim të tezës.
“I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë. Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.
Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese!” është shprehur Kushi.