-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Faktet e korrupsionit te aeroporti i Vlorës

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nuk heq dorë nga denoncimi për aeroportin e Vlorës. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit deputetja deklaroi se projekti i aeroportit të Vlorës, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore në vetvete është korruptiv.

Po sipas saj, kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani, “e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin”.

Tabaku thekson se një skemë korrupsioni që “sikurse gllabëron paratë e buxhetit, taksat e rritura që paguajnë shqiptarët po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare të atdheut tonë”.

“Ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ngritja një çështje që si deputete dhe si kryetare e komisionit të integrimit më është dashur ta ndjek; aeroportin e Vlorës.

Një projekt që kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se “njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur kombëtare. Kjo është në njollën e vjetër të aerodromit”

Këtu përpara jush po ju tregoj këtë pamje, në të majtë ne kemi zonën e Vjosë-Nartës e që ka qenë zonë e mbrojtur.

Në të djathtë kemi të njëjtin park por që siç e shihni në mes aty ka një njollë aeroporti dhe rruge, tani pikërisht për atë njollë aty zonja Kumbaro thotë që është jashtë zonës së mbrojtur dhe jashtë parkut.

Ftoj çdo shqiptar që ta shohë me sytë e tij dhe të gjykojë vetë a është ky aeroport jashtë zonës së mbrojtur?! Pervec aeroportit ketu do te kete dhe nje zone tjeter zhvillimore?

Por, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti në vetvete është korruptiv.

Gjashtë muaj më parë i kam dërguar dy shkresa Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe gjithashtu edhe ATRAKO për të kuptuar se çfarë po ndodh për Aeroportin e Vlorës.

Nuk morra asnjë përgjigje serioze nga ministria e cila refuzonte të kthente përgjigje përfshirë edhe kontratën por edhe tenderin.

Arsyen e kësaj heshtje e mësova duke lexuar shkrimin investigativ.

Kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani; e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin.

Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesmarrës në garë ka qenë një kompani britanike e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimit të saj. Dy javë përpara prfundimit të garës.

Pikërisht pas këtyre ndryshimeve, ka hyrë në lojë konsorciumi fitues që është regjistruar në 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas.

Unë e dëgjoj retorikën e qeverisë që justifikon e mbron korrupsionin sepse po ndërton vepra publike, jam e sigurtë që do t’i dalë për zot Rama si i ka dalë për zot ccdo afere tjetër korruptive, por unë nuk bie dot daort me shkelejn e  ligjit, nuk bie dot dakort me këtë normalizim korrupsoni, nuk bie dot dakort me këtë lehtësi të frikhme për të pranuar korrupsion si normë dhe vlerë.

Thjesht nuk është kjo mënyra se si unë e shoh Shqipërinë kandidate për në BE!

Jam e bindur që nuk është mënyra që shqiptari e sheh të ardhmen e shtëpisë së tij, e kombit dhe atdheut tonë.

Kontrata koncesionare që i është falur këtij konsorciumi dhe që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore ka një vlerë prej 138.2 mln euro.

Sipas kontratës qeveria i ka garantuar konsorciumit se do t’i paguajë 9.6 mln euro apo diferencën nëse në 4 vite konsorciumi nuk fiton të ardhura nga fluturimet në këtë vlerë. Po ashtu nëse konsorciumi nuk fiton në vitin e 13 shifrën prej 18.7 mln euro do jenë taksat e shqiptarëve që do t’ia paguajnë.

Në total, në fund të kontratës koncesionare kompania fituese e një tenderi që sot është dërguar në SPAK do të përfitojë 138.2 mln euro nga buxheti shtetit një vlerë që sipas investigimit dhe letrave është 30% më shumë se sa kosto e ndërtimit.

Kjo është një tjetër skemë tipike korrupsioni ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë. Nqs do të kishte një garë, nqs nuk do të ishte shkelur ligji, nqs nuk do të favorizohej një kompani pranë qeverisë mund të ksihim pasur investitorë të huaj, mund të flisnim për konkurencë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitulimi i ekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar cdo gjë e këdo.

Një skemë korrupsioi që sikurse gllabëron paratë e buxhetit, taksat e rritura që paguajnë shqiptarët po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare të atdheut tonë” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit