Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e Bullgarisë zyrtare. Rama thotë se u desh një telefonatë me Boyko Borissov për të zgjidhur çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri. Sipas tij, miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin.
“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër@BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shkruan Rama.
Më herët ai iu përgjigj Bullgarisë duke u thënë të heqin veton ose ta durojnë. “Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!” tha ai.