-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fakte tronditëse të SHISH: Krimi i organizuar arrin kulmin, shqiptarët “nuk tradhtojnë”

Kryesoret

Në raportin vjetor të SHISH, shifrat për krimin e organizuar po arrin kulmin, 2021 ka paraqitur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale.

Shqiptarët njihen si figurat më besnike dhe më të sigurta për trafikimin e lëndëve narkotike dhe janë “dora e parë” pas prodhuesve.

Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuarkontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”.

“Kundërvënia ndaj aktivitetit të grupeve kriminale në përgjithësi, dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti, është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht rezultateve domethënëse, kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve. Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktivitetit kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionuar tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombëtare dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshjeve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrimet dhe arrestimet.

Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”. Një tjetër faktor nxitës i këtij aktiviteti vlerësohet gatishmëria në rritje e grupeve të krimit të organizuar në vendet e origjinës së lëndëve narkotike, për t’u angazhuar me grupe kriminale jo-vendase, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e kufijve të këtyre rrjeteve, përtej lidhjeve të mëparshme etnike, familjare apo të karteleve. Kultivimi i bimëve narkotike i llojit kanabis sativa ka vijuar me zhvendosje të zonave dhe evoluim të mënyrave të ndërthurura në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Kjo veprimtari e paligjshme favorizohet më së shumti nga kërkesat në rritje për kanabis nga grupe kriminale, përdorimi i tij për shkëmbim me droga të forta si heroinë dhe për mbulim të goditjeve financiare”, thuhet në raportin e SHISH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit