Klevis Xhela është i shumëkërkuari nga autoritet britanike për përndjekje dhe ngacim seksual.
Ai ka më tepër se 1 vit që polica është vënë pas por nuk ka mundur ta kap ende. Autoritet besojnë se ndodhet në Leicestershire dhe u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë informacion për të, të flasin në polici.
Megjithatë, pavarësisht hetimeve të zgjeruara, detektivët e kanë pasur të vështirë që të gjejnë Xhelajn. Prandaj kanë thirrur për ndihmë publikun.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Xhelaj ka banuar në Sheffield dhe ka lidhje në Leicester, Nottinghamshire, West Midlands dhe Londër.
Madje ata kanë bërë edhe një përshkrim për të riun. Përveç theksit shqiptar, autoritetet thonë se se shqiptari ka në kraharor disa tatuazhe.