Mesditën e sotme një 50-vjeçar në Berat ka hipur ne tarracën e një pallati 5-katesh në lagjen ‘8 Nëntori’ dhe kërcënoi se do të hidhet nga lartësia.
Ai është Adrian Dardha, prej 3 vitesh jetonte me qira ne pallatin nga ku kërcënoi të hidhet. Paraprakisht mësohet se prej 5 muajsh atij i ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një banese me qira, të cilën e paguan bashkia.
Por ai nuk dilte nga banesa ku ka jetuar sepse pretendon qe është e tija. Në vendin e ngjarjes shkoi policia që e bindi të zbresë.