Në dispozicion të policisë rrugore është vendosur një mjet i ri për të kapur shkeljet e shoferëve, bëhet fjalë për dronin “edukues”, i cili ka konstatuar shkeljet e shoferëve në vendosjen e makinës në korsi apo dhe karrexhatë.
“Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!” ka njoftuar policia rrugore.