Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Vjenë. Ai njoftoi se ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Më pas kreu i qeverisë ka postuar një video me një shqiptare nga Maqedonia e Veriut që jeton në Austri. “Shqiptarë gjithandej” thotë Rama duke ia lënë fjalën Hasijes.
Ende nuk dihet tema kryesore e bisedës me kancelarin austriak, por referuar zhvillimeve të fundit, padyshim që pjesë e saj ka qenë negociatat dhe zhvillimet e fundit në rajon.