-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetë e ngriti alarmin për pronat, Lame i përgjigjet Berishës: Mos dëgjoni broçkulla

Kryesoret

Kreu i Kadastrës Artan Lame deklaroi sot se prokuroria do të hetojë gjithçka që ndodhur regjistrat dhe pronat në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Referuar akuzave të Sali Berisha kundër tij, ai tha “mos dëgjoni broçkullat poshtë e përjetë, jo i dogji, jo ngrihet natën, jo shkon Lamja natën djeg regjistrat”.

 “Dua të garantoj të gjithë qytetarët se prona e tyre, kushdo që e ka me letra dhe me djersë është e sigurt. Mos dëgjoni broçkullat poshtë e përjetë, jo i dogji, jo ngrihet natën, jo shkon Lamja natën djeg regjistrat.

Prona e qytetarëve është e sigurt, unë dola në televizor dhe inventari është bërë pikërisht për këtë gjë. Është vënë një ditë zero, nga këtej nuk ndodh më asgjë, Prokuroria të vijë e të kontrollojë çfarë është bërë nga kjo ditë e më përpara, neve garantojmë që me pronën nuk luhet më.

Ama të gjithë ata që kanë vendosur dorë mbi ato arkiva, të gjitha organizmat zyrtare të këtij shteti kanë të drejtën e Zotit të vijnë dhe ti kontrollojnë, e të kërkojnë llogari.

Rrini të qetë për pronën tuaj të ligjshme, jam i bindur që Prokuroria do i hyjë me themel dhe ta vazhdojë këtë hetim, por unë besoj, s’më takon mua se nuk bëj parashikime të paprovuara, do jetë një histori shumë e gjatë, një furtunë që sapo ka filluar, furtuna e kontrollit se çfarë është bërë në vite dhe dekada me regjistrat e pronave.

Do jetë një kalvar i gjatë dhe një proces i gjatë kontrolli për ta” tha ai. Pak ditë më parë Lame deklaroi se pas regjistrave të Durrësit dhe në Tiranë ka shumë që janë grisur dhe mbivendosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit