-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos e harroni Çamërinë”, Idrizi apel Greqisë: Të largohemi nga fantazmat e së kaluarës

Kryesoret

Qindra shqiptarë të Çamërisë kanë vendosur trendafil të kuq në gurët e momerialit në pelegrinazhin e përvitshëm në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës.

Aty kanë humbur jetën 2900 shqiptarë të Çamërisë gjatë gjenocidit, nga masakrat e Napoleon Zervës.

Me këtë mesazh ju drejtua dhe kryetari I PDIU-së Shpëtim Idrizi nga Kllogjeri të gjithë shqiptarëve anembanë trojeve.

“ Në kuadrin e Javës Çame si asnjëherë tjetër, ne kemi parë se si ka shkëlqyer rezistenca e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, për të lartësuar gjithë këtë ngjarje të madhe njerëzore.

Një rezistencë e jashtëzakonshme, e cila kontraston pikërisht me ata që na thonë harroni, me ata që na thonë mos prisni.

Kjo rezistencë dhe ky shkëlqim i jashtëzakonshëm që ne kemi parë gjatë kësaj jave ka të bëjë pikërisht me faktin dhe lartësimin e jetëve njerëzore, dinjitetit njerëzor, prerjes së jetës, të drejtës së pronës, të drejtës së lëvizjes së lirë të njerëzve dhe besoj që i keni parë edhe nga tribuna e Parlamentit të Shqipërisë mesazhet e pleqve dhe të rinjve “Mos e harroni Çamërinë”, “Mos heshtni për Çamërinë”.
Një ndër arsyet e tjera themelore për të cilën ne jemi këtu dhe vimë këtu është, që tragjedi të tilla njerëzore mos të përsëriten më në këtë vend të trazuar

Është koha dhe i bëj edhe një apel Greqisë, që ne duhet t’i kthejmë sytë nga pozitiviteti si fqinj të mirë.

Sa më shpejt që ne të largohemi nga fantazmat e së kaluarës, sa më shpejt që ne të çlirohemi nga ta, aq më shpejt ne do të jemi dy vende miq.

Por po ju garantoj që të gjithë ata mos të harrojnë që, të gjithë varret tona janë këtu, njerëzit tanë janë këtu, shqiptarët e Çamërisë janë këtu, pronat tona janë këtu dhe atje dhe e drejta njerëzore asnjëherë nuk ka për t’u harruar nga shqiptarët e Çamërisë.

Fatmirësisht nga Zoti ne rritemi në projeksion gjeometrik dhe në kuadrin e të drejtave të njeriut do i kërkojmë deri në fund të drejtat tona”, u shpreh Idrizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit