-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis sot Samiti i G7, në fokus Ukraina

Kryesoret

Udhëheqësit e G7 do mblidhen sot në Gjermani në një takim që do të dominohet nga diskutimet për Ukrainën dhe pasojat e saj të gjera, nga mungesa e energjisë deri te një krizë ushqimore.

Udhëheqësit pritet të kërkojnë të tregojnë një front të bashkuar për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe për të rritur presionin ndaj Kremlinit, megjithëse ata do të duan të shmangin sanksionet që mund të nxisin inflacionin dhe të përkeqësojnë krizën globale të kostos së jetesës.

Partnerët do të bien dakord për të ndaluar importet e arit nga Rusia, tha një burim i njohur me këtë çështje për Reuters. Një burim i qeverisë gjermane tha më vonë se liderët po bënin biseda “vërtet konstruktive” për një kufi të mundshëm të çmimit të importeve të naftës ruse.

“Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në. Rusia ka qenë pjesë e këtij grupi nga viti 1998 deri më 2014 dhe ky grup asokohe quhej G8. Por Rusia u përjashtua për shkak të aneksimit të Krimesë. G7 nuk është ndonjë organizatë ndërkombëtare, por një forum jozyrtar. Grupi nuk mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme, por dakordohet për qëndrime dhe iniciativa të përbashkëta në fusha të ndryshme të politikave. Rezultatet e bisedimeve regjistrohen në deklaratat e përbashkëta të krerëve të shteteve dhe qeverive, të ashtuquajturat komunikata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit