Në fotot dhe videot e mëposhtme do të shihni qindra emigrantë që duan të kalojnë kufirin Marok-Spanjë për të ndjekur ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë në Europë.
Aty shihen dhjetëra të plagosur që kanë rënë përtokë njëri mbi tjetrin, ndërsa shumë vdiqën të pafuqishëm dhe prej mungesës së ushqimit. Ata janë thuajse mbi njëri-tjetrin në tokë, shumë kanë gjakderdhje, të tjerët janë rëndë, ndërsa disa nuk japin shenja jete dhe midis tyre qëndrojnë oficerët e policisë marokene.
Sipas raportimeve në media janë të paktën 23 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, nga përpjekja e mijëra emigrantëve për të kaluar kufirin në enklavën e Melillas gjatë të premtes.
Organizatat humanitare në Marok ankohen se të plagosurit kanë mbetur të pafuqishëm për orë të tëra, duke shkaktuar shumë vdekje.