Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore pasi presidenti u ankua për fluturimet e NATO-s me armë bërthamore që po afroheshin pranë kufirit me Bjellorusinë.
Presidenti, Vladimir Putin, e bëri njoftimin teksa priti liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko në Moskë.
“Në muajt e ardhshëm, ne do të transferojmë në Bjellorusi sistemet e raketave taktike Iskander-M, të cilat mund të përdorin raketa balistike ose të lundrimit, në versionet e tyre konvencionale dhe bërthamore”, tha Putin.
Në takim, Lukashenko shprehu shqetësimin për politikat “agresive”, “konfrontuese” dhe “pranuese” të fqinjëve të Bjellorusisë, Lituanisë dhe Polonisë.
Ai i kërkoi Putin-it të ndihmonte vendin e tij për të marrë një “përgjigje” ndaj atyre që ai tha se ishin fluturime me armë bërthamore nga aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA-të pranë kufijve të Bjellorusisë.
Putin ofroi përmirësimin e avionëve luftarakë bjellorusë për t’i bërë ata të aftë për të mbajtur armë bërthamore në mes të tensioneve në rritje me Perëndimin mbi Ukrainën.
Presidenti rus disa herë i është referuar armëve bërthamore që kur vendi i tij pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Moska ka pretenduar se NATO ka planifikuar të pranojë Ukrainën dhe ta përdorë atë si një platformë për të kërcënuar Rusinë